Qendra e Botimeve për Diasporën, 2021. — 144 p.
“Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare 3”, është tekst i hartuar në bazë të programit të miratuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë, për fëmijët shqiptarë që jetojnë jashtë kësaj Republike. Ai është fitues i konkursit të shpallur nga kjo ministri, dhe i përshtatet fëmijëve të klasës së VII – IX. Me këtë libër fëmijët shqiptarë të këtyre klasave mësojnë në një mënyrë më të zgjeruar e të thelluar, të shkruajnë dhe lexojnë shqip; mësojnë për territoret e historinë e të parëve të tyre si dhe trashëgiminë kulturore të shqiptarëve.