Зарегистрироваться
Восстановить пароль
FAQ по входу

Çeliku M., Kapapinjalli M., Stringa R. Gramatika praktike e gjuhës shqipe

  • Файл формата pdf
  • размером 6,88 МБ
  • Добавлен пользователем
  • Описание отредактировано
Çeliku M., Kapapinjalli M., Stringa R. Gramatika praktike e gjuhës shqipe
Tiranë: Ilar, 2011. — 504 p.
"Gramatika praktike e gjuhës shqipe" është e para në llojin e vet që botohet për shqipen standarde. Kjo u mundësua duke u mbështetur në veprat kodifikuese të gjuhës letrare shqipe, botuar nga Akademia e Shkencave RSH: Drejtshkrimi i gjuhës shqipe (1973), Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe (vëll.II 1976, vëll.III 1983), Fjalor i gjuhës së sotme shqipe (1980). Është shfrytëzuar gjithashtu përvoja e autorëve të huaj, e mishëruar në vepra të ngjashme për gjuhë të tjera, si dhe përvoja shumëvjeçare e ekipit hartues në mësimdhënien e gjuhës shqipe.
Vepra karakterizohet nga prirja për të dhënë sa më pak teori drejtpërdrejt dhe sa më gjerë faktet e strukturat tipike të shqipes standarde, të kategorizuara e të klasifikuara në përputhje me arritjet bashkëkohore. Aty pasqyrohen arritjet teorike të pranueshme, por nuk mungojnë edhe qëndrime të reja për dukuri të veçanta gjuhësore, për klasifikime kategorish dhe për paraqitjen e tyre. Qëndrimi teorik shprehet në klasifikimin, sistemimin dhe grupimin e dukurive gjuhësore.
  • Чтобы скачать этот файл зарегистрируйтесь и/или войдите на сайт используя форму сверху.
  • Регистрация